Gashi nga Gostivari: Kompromisi është ende i mundur, por le të përfundojnë njëherë bisedimet LSDM-ASH

Maqedonia

Gashi nga Gostivari: Kompromisi është ende i mundur, por le të përfundojnë njëherë bisedimet LSDM-ASH

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 23:44
Kreu i Alternativës, Afrim Gashi

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë takimit të sotëm me anëtarësinë e kësaj partie në Gostivar tha se pas përfundimit të negociatave mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të diskutohet për qëndrim apo daljen nga koalicioni qeveritar.

Por, për këtë Gashi përmendi më herët se mund të vendosi vetëm Kuvendi Qendror.

“Nëse arrihet një marrëveshje mes tyre, do të shikojmë nëse është prishur dhe a ndikon në marrëveshjen tonë për të hyrë në Qeveri”, tha Gashi.

Nga pozicioni i personit të parë të partisë, ai thekson se Alternativa nuk ka vija të kuqe për partnerët e koalicionit dhe se është gati të bëjë kompromis për heqjen dorë nga disa poste ministrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat