Alarm për bombë në 12 shkolla në Shkup, evakuohet edhe stafi i disa qendrave të mëdha tregtare

Maqedonia

Alarm për bombë në 12 shkolla në Shkup, evakuohet edhe stafi i disa qendrave të mëdha tregtare

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se sot rreth orës 13:20 në SPB Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 12 shkollave të mesme, si dhe në objektet e RTVM-së, në Qendrën e Transportit, GTC, Xhevahir City, QT East Gate dhe City Mall është dërguar kërcënim me bombë.

Nga MPB thonë se menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve.

Poashtu, po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.

Ndryshe, edhe dje pati denoncime për bomba në 33 shkolla fillore në Shkup, të cilat rezultuan të rrejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat