Sali: Ministria e Shëndetësisë është më së paku përgjegjëse për vdekjen e pacientit me fibrozë cistike

Maqedonia

Sali: Ministria e Shëndetësisë është më së paku përgjegjëse për vdekjen e pacientit me fibrozë cistike

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 13:40
Bekim Sali

“Ministria e Shëndetësisë nuk do të ishte institucioni më përgjegjës për këtë rast, duke marrë parasysh se ne me kohë kemi raportuar dhe kemi kërkuar ndihmë nga Qeveria dhe Ministria e Financave”.

Kështu tha sot ministri Bekim Sali në pyetjen nëse ndjehet përgjegjës për vdekjen e Bllagojçe Ilievski, 45-vjeçari i sëmurë me fibrozë cistike, i cili gjithashtu kërkonte ilaçin Trikafta.

Sali thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me Asociacionin e të sëmurëve me fibrozë cistike.

“Unë kam shprehur ngushëllime edhe tek të gjithë anëtarët e Asociacionit, me të ciltë jam në kontakt të vazhdueshëm dhe ata e dinë gatishmërinë time për zgjidhjen e atij problemi, që për fat të keq u ngarkua nga faktorë tjerë, e jo nga Ministria, duke e marrë parasysh që Ministria nuk i blen ilaçet, por e organizon sistemin dhe juridikisht i mundëson të gjitha lëvizjet”, tha mes tjerash Sali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat