Maqedoni, Lëvizja Anti-bixhoz edhe më tej kërkon largimin e lojërave të fatit nga institucionet arsimore

Maqedonia

Maqedoni, Lëvizja Anti-bixhoz edhe më tej kërkon largimin e lojërave të fatit nga institucionet arsimore

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Lëvizja Antibixhoz e ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për Projektligjin që parasheh zhvendosjen e objekteve të lojërave të fatit 500 metra larg shkollave, por thonë se kërkesat e tyre mbeten të p

Në një konferencë për shtyp sot ata kujtuan se ende i qëndrojnë kërkesave të tyre – dislokim e objekteve të lojërave të fatit tre kilometra larg zonave të banuara. Vërejtje kanë edhe për projektligjin e Qeverisë.

“Disa gjëra filluan të lëvizin nga pika zero. Por, me këtë ligj të propozuar mundësohet afrimi i kazinove dhe bastoreve pranë universiteteve. Largimi nga universitetet nuk përmendet në projektligj. Pyesim veten ku janë kopshtet, ku janë institucionet publike. Kjo kërkesë është para shtatë vitesh, kemi dhënë dy amendamente, në një kohë janë pajtuar, që të mos ketë lojëra fati para objekteve fetare, qendrës së qytetit, kopshteve dhe të gjitha institucioneve të tjera, e përsërisim që duhet të vendosen edhe ato objekte. Të mos lejohet t’u afrohen atyre objekteve”, theksoi Xhemal Abdiu, nga Lëvizja Antibixhoz.

Nga Lëvizja Antibixhoz porositën se është shteti dhe institucionet që nuk duhet të lejojnë kumarin dhe bastet ilegale nëse mbyllen objektet, siç paralajmëruan shoqata e organizatorëve dhe shoqatat e punonjësve të lojërave të fatit.

Lëvizja Antibixhoz theksoi se është shteti dhe institucionet që nuk duhet të lejojnë kumarin dhe bastet ilegale nëse mbyllen objektet, siç paralajmëruan shoqata e organizatorëve dhe shoqatat e punonjësve të lojërave të fatit.

“Është hera e parë që jemi në të njëjtën gjatësi vale me ata, por me qëndrime diametralisht të kundërta, ata janë të pakënaqur, ne jemi të pakënaqur, por ne u bërtasim qytetarëve dhe i mësojmë se jeta nuk është një kub, nuk bëhet fjalë. 10 mijë të punësuar, por rreth njëqind mijë të papunë dhe prandaj është një problem i vogël sepse po dukemi si në Kosovë dhe Shqipëri. Ata do të zhvendosen në punë të tjera”, thotë Xhemal Abdiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat