LSDM miraton hyrjen e ASH-së në Qeveri

Maqedonia

LSDM miraton hyrjen e ASH-së në Qeveri

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 22:47
LSDM

Pas takimit të Këshillit Qendror të LSDM, zëdhënësja Bogdanka Kuzeska tha se në seancën e sotme është miratuar hyrja e ASH-së në Qeveri.

Siç tha zëdhënësja e LSDM-së, rifreskimi i personelit do të sjellë një impuls të ri dhe cilësi të jetës për qytetarët.

Këshilli Qendror e autorizoi kryetarin e partisë, Dimitar Kovaçevski që të fillojë me vendimet kadrovike me partinë e Arben Taravarit.

“Qëllimi më i rëndësishëm është BE-ja, të cilën zoti Taravari e pranoi si parim. Ne kemi nevojë për një bllok pro-evropian, në krahasim me një bllok që nuk i mbështet këto procese. Çdo subjekt që ka deputetë në Kuvend, por edhe ata që nuk janë, dhe që avokon për BE-në është i mirëseardhur”, tha Kaevski.

Ai theksoi se nevojitet një bllok që do ta shtyjë vendin përpara.

“Dera është e hapur edhe për Alternativën, pra që ata të mbeten në Qeveri. Alternativa do ta njoftojë vendimin e saj. Alternativa mbështet parimet për të cilat qëndron Qeveria. Është parti që i ka përkrahur proceset dhe do t’i përkrahë, pavarësisht nëse janë në opozitë apo në pushtet”, tha Kaevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat