46 vozitës janë gjobitur për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit në Manastir

Maqedonia

46 vozitës janë gjobitur për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit në Manastir

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Në territorin e SVR Manastir gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 04:00 është zbatuar kontroll i intensifikuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjet nën efektin e alkoolit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sanksionuar ligjërisht 46 drejtues mjetesh.

Siç informoi sot MPB-ja, gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 42 shkelje të tjera.

Kontrollet aksionale vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thonë nga MPB. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat