Kryemistri Kovacevski tani në politikë nuk e ka komoditetin që të sillet si Kazanova, por me partitë politike ky duhet të sillet si Romeo me Julian

Maqedonia

Kryemistri Kovacevski tani në politikë nuk e ka komoditetin që të sillet si Kazanova, por me partitë politike ky duhet të sillet si Romeo me Julian

Ejup Berisha Nga Ejup Berisha Më 13 shkurt 2023 Në ora: 10:32
Kryemistri Dimitar Kovacevski

Kryeministri i Qeverise Dimitar Kovacevski në skenën politike të RMV-së ka filluar të sillet si Kazanova.Dallimi mes tij dhe Kazanovës eshte se ky i fundit i debonte shumë shpesh femrat nga jeta e tij personale duke i zëvendësuar ato me të tjera, kjo pra ishte aftësi e tij të cilën nuk po e dëshmon  Kryeministri Kovacevski në raport me subjektet politike në ambientin politik.

Pra ku është gabimi i Kryeministrit, Kovacevski të  njejtin veprim si të Kazanovës po e ben me Partite politike shqiptare, me një dallim të dukshëm sic thash më lartë se Kazanova dëbonte dhe zëvenësonte femra shumë shpejtë sepse thuhet se ai ka qenë sharmues i hatashëm i tyre. Ndërsa Kovacevski po dëbon parti politike nga Qeveria veprim me të cilin ky nuk po arrinë ta shton shumicën e duhur  parlamentare por ky po e pakson atë ndërsa duhet ta bën të kundërtën. Pra Kazanova edhe pse i dëbonte femrat ky ka pasur aftësi që ti zëvendësonte ato me tjera femra sepse thuhet se ky kishte aftësi që të tubonte rreth vetes shumë femra, ndërsa Kryeministri Kazanovë i RMV-së nuk e ka aftësinë e atij sharmuesit të shekullit të 18 të njohur si Kazanova,   apo ky nuk e ka komoditetin që të dëbon subjekte politike nga Qeveria dhe me këtë edhe  aftësinë që ti zëvendëson ato me numër të nevojshëm deputetësh me qëllim të shtimit të shumicës parlamentare,  veprim ky   tani për tani shumë i rëndësishëm dhe mëse i nevojshëm për vendin.

Kryeministri  momentalisht duhet të jetë i gatshëm dhe i  aftë që ti fton të gjitha partitë politike ithtare të agjendës pro europjane dhe proreformuese rreth Qeverisë e jo ti dëbon ato sic është rasti me Alternativën. Meqë shumicës parlamentare i duhet shtimi i deputetëve e jo paksimi i tyre. Në rastin konkret së fundmi ky subjektin politik Alternativa e dëboi nga Qeveria duke ia marrë të gjitha resorët ministror që i takuan asaj para një viti kur kjo u bë pjesë e Qeverisë. Pra Kazanova shquhej si sharmues i femrave ndërsa Kryeministrit i Qeverisë me veprimin e fundit të tij në skenën politike dëshmoi se nuk e posedon  sharmin e duhur politik,  pra ky nuk po din se si të sillet me  Partitë politike. Alternativa vjet u bë pjesë e Qeverisë duke tentuar që ta stabilizojë shumicën e brishtë parlamentare  dhe që të kontribuon për arritjen e objektivit shumë të rëndësishëm  antarsimin e vendit në Bashkimin Europjan.Të paktën kështu e arsyetoi udhëheqsia e Alternativës vendimin për hyrjen e këtij subjekti politik në Qeveri vitin e kaluar. Dhe nëse Kryeministri Dimitar Kovacevski para ca muajsh pretendonte se është ithtar i realizimit të reformave si dhe të agjendës së antarsimit të vendit në BE atëher i pakuptimtë është veprimi i tij i fundit me  dëbimin e Alternativës nga Qeveria dhe atë pa arritur që ta shton për aq deputet sa i nevoiten  shumicës Parlamentare.

Me futjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri kjo shumicë do të numron 64 deputet numër ky i pamjaftueshëm për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat janë njëri prej kushteve kryesore për fillimin e bisedimeve për antarsimin e RMV-së në BE, si dhe për realizimin e agjendës reformuese që gjithashtu është një prej kushteve kryesore për arritjen e këtij objektivi. Nëse kjo është kështu atëher Kryeministri duhet të tregon se ku do ti siguron votat e tjera jo vetëm të nevojshme por edhe të domosdoshme për inicimin dhe për miratimin e këtyre qështjeve tepër të rëndësishme  sepse i nevoiten më shumë deputetë në Kuvend për ti realizuar këto projekte.

Në rastin konkret Kryeministri Kovacevski në ambientin politik me partitë politike duhet të sillet si Romeo me Julian dhe të kontribuoj në rritjen e unitetit të subjekteve politike e jo të nxis polarizime apo dhe përqarje, meqë nuk e ka aq të lehtë apo nuk e ka komoditetin të sillet në politikë si Kazanova por  ky shumë shpejtë duhet që ta siguroj shumicën prej 81 deputetëve për inicimin e ndryshimeve kushtetuese dhe për realizimin e reformave të nevojshme që do ta mundësonin filimin e bisedimeve për antarsimin e vendit në BE. Pra të gabuar e ka Kryeministri qasjen dhe strategjinë me Partitë politike duke dëbuar një në rastin e fundit Alternativën e duke futur një tjetër subjekt në Qeveri Aleancën për shqiptarët  meqë tani për tani atij në Qeveri i duhen të gjitha Partitë politike  ithtare të platformës proeuropjane  dhe të realizimit të reformave të domosdoshme për në BE. Nuk e di ku e ka mësuar këtë  matematikë të mbrapshtë  Kovacevski por përdorimi i minusit është veprim i gabueshëm i tij në ambientin politik të vendit tonë, në situatë kur duhet të përdoret plusi për të bërë të mundur zbatimin e qështjeve të domosdoshme politike për vendin në rrugtimin e saj drejt BE-së. Prandaj

Kryeministri i Qeverisë së RMV-së duhet ta ndryshojë strategjinë dhe casjen në raport me Partitë politike dhe ta rrisë shumicën parlamentare e jo të vepron mbrapsht me parimin bën tre hapa para dhe dy hapa mbrapa në politikë. Tani për tani vendit i duhen më shumë se 10 hapa të shpejtë para  Kryeministri bile duhet të tenton që të futet edhe në terenin e opozitës që të gjenë deputet që do ti përkrahnin ndryshimet kushtetuese dhe zbatimin e reformave e jo ky të dëbon parti që ndodhen në terenin qeveritar e  të cilat janë të gatshme ti zbatojnë këto dy qështje tejet të rëndësishme për vendin tonë.

Kryeministri nëse sillet si Romeo i garantoj se do ta ngrit reputacionin dhe rejtingun e tij si politikan proeuropjan  dhe i sincertë e nëse tenton që me Partitë politike të lozë me rregullat e Kazanovës atëherë kjo këtij do tia ulë reputacionin dhe autoriteti në politikë meqë në aktualitetin politik në raport me reformat e nevojshme dhe me ndryshimet kushtetuese për realizimin e agjendës europjane ky duhet të sillet në mënyrë të sinqertë e jo të sillet ashtu sic është sjellur Kazanova me femrat në shek e 18.  Për të thuhet  se shumë shpesh i ka mashtruar femrat pa iu trembur syri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat