Kovaçevski: Duhet të vendosim nëse do të mbetemi në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe sigurisë

Maqedonia

Kovaçevski: Duhet të vendosim nëse do të mbetemi në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe sigurisë

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 17:50
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, sot para votimit të rikonstruimit të Qeverisë, ka thënë se “jemi para vendimit nëse dhe do të mbetemi në rrugën evropiane”.

Kovaçevski në një postim në Facebook shprehet i bindur se deputetët do të shohin mundësinë historike që është para tyre.

“Sot të gjithë vendosim nëse dhe si do të qëndrojmë në rrugën e vetme të vendit! A do të mbetemi në rrugën e progresit, a do të mbetemi në rrugën e zhvillimit, stabilitetit dhe sigurisë, ekonomisë, standardit të jetesës dhe sigurisë së qytetarëve! Vetëm interesat shtetërore dhe civile duhet të jenë mbi të gjitha partitë dhe zyrtarët partiakë të dikurshëm, të tashëm apo të ardhshëm! Prandaj, shumica e re e konsoliduar parlamentare garanton stabilitet, siguri, rritje ekonomike dhe vazhdim të rrugës evropiane, përmirësim të standardit të jetesës, forcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”.

“Ne e dimë se kemi front të bashkuar evropian dhe kam besim se deputetët më të guximshëm do të kenë virtytin të shohin mundësinë historike para së cilës janë vendosur. Ne jemi një shtet civil multietnik, një demokraci funksionale multietnike e suksesshme, shembull në rajon dhe në Evropë, ndërsa qytetarët, të gjithë pa përjashtim, duan stabilitet, cilësi evropiane të shërbimeve, cilësi evropiane të jetës. Unë premtova të udhëheq rrugën evropiane”, ka shkruar Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat