Kovaçevski: Rikonstruimi i Qeverisë ka për qëllim sigurimin e një shumice stabile

Maqedonia

Kovaçevski: Rikonstruimi i Qeverisë ka për qëllim sigurimin e një shumice stabile

Më: 14 shkurt 2023 Në ora: 11:55
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski derisa komentoi vendimin e Lidhjes Demokratike (LD) të Pavle Trajanovit që të braktisë shumicën parlamentare, deklaroi se ky vendim nuk do të dobësoj aspak shumicë parlamentare. Sipas Kovaçevskit LD-ja gjithmonë është shprehur pro integrimit të vendit, por se këtë e ka bërë këtë vetëm në mënyrë deklarative, jo dhe në praktikë.

Vendimi i Lidhjes demokratike, nuk do të ndikoj në punën e shumicës, ju e patë që gjatë ditës së djeshme u miratuan shumë ligje të rëndësishme. Më gëzon se LD-ja mbetet në rrugën evropiane, gjë që nuk u vërejt në praktik, por ishte vetëm mbështetje deklarative.

Besoj që funksionarët e kësaj partie gjatë ditës së sotme të deponojnë dorëheqjet e tyre. Ne si Qeveri mbetemi të hapur për të gjithë. Shumica parlamentare është stabile, kemi mbi 64 vota.

Kam thënë edhe mbrëmë se rekonstruksioni kishte për qëllim që shteti të ketë shumicë stabile që të mund të miratoj ligjet dhe të mos bëhet peng i bllokadave të opozitës dhe për një punë më efikase të Kuvendit”, deklaroi Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat