Pendikov: Ëndërroj të kthehem në Maqedoni dhe të them se jam bullgar pa pasur asnjë problem

Maqedonia

Pendikov: Ëndërroj të kthehem në Maqedoni dhe të them se jam bullgar pa pasur asnjë problem

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 09:43
Hristijan Pendikov

Hristijan Pendikov, i cili u rrah në Ohër dhe më pas u dërgua në Sofje për trajtim mjekësor tha se ëndërron të kthehet në Maqedoni dhe të thotë se është bullgar pa pasur probleme.

Sekretari i klubit bullgar “Czar Boris Treti” nga Ohri, tha se edhe një muaj pas sulmit, ai është ende cak i kërcënimeve dhe se mund të sulmohet edhe në Bullgari.

“Isha me shokët e mi, erdhën tre persona dhe filluan të më sulmojnë se jam bullgar, sepse kështu e quajta veten dhe isha tradhtar. Pashë që nuk më donin në shoqëri, mora xhaketën dhe u nisa për në makinë. Aty ndodhi sulmi, më rrahën për dhjetë minuta”, tha Pendikov për “BTV”.

Ai tha se në Maqedoni ka pasur falsifikim të historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat