Arrestohen tre shtetas të Kosovës në Tabanoc, kapen me pasaporta të falsifikuara

Maqedonia

Arrestohen tre shtetas të Kosovës në Tabanoc, kapen me pasaporta të falsifikuara

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 13:49
Tabanoc

Në orët e para të ditës së sotme në pikën kufitare “Tabanoc” janë arrestuar tre persona nga Kosova, pasi të njëjti në kontrollimin e dokumenteve kanë paraqitur dokumente identifikimi të personave tjerë.

Shtetasit e Kosovës i janë dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

“Me datë 15.02.2023 në ora 02:00 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.E.(18), B.L.(22) dhe M.I.(23), të gjithë nga Kosova. 

Pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se të tre gjatë kontrollimit kanë dorëzuar dokumentet e udhëtimit të personave të tjerë”, thonë mes tjerash nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat