Snopçe: Ardhmëria evropiane e vendit s’ka alternativë

Maqedonia

Snopçe: Ardhmëria evropiane e vendit s’ka alternativë

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 06:23
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe reagoi ndaj kritikave të opozitës për vendimin e kësaj partie për t’u bërë pjesë e Qeverisë.

Nga ulësja në Kuvend, Snopçe pyeti OBRM-PDUKM-në nëse do t’i votojë shkarkimet e ministrave të Qeverisë së deritanishme.

“Meqë OBRM-PDUKM-ja gjithmonë ka qenë kundër kësaj Qeverie, pyetja ime drejt tyre është se a do të votojnë për shkarkimin e ministrave? Nëse ata votojnë “pro”, atëherë kjo procedurë përshpejtohet dhe mund të shkojmë në diskutimin e radhës”, tha Snopçe.

Duke folur për kuorumin e çeljes së seancës për shkarkimin e ministrave, Snopçe ia kujtoi OBRM-PDUKM-së se ajo i bëri kuorum seancës ku duhej të miratohej dokumenti më i rëndësishëm – buxheti shtetëror.

Tha gjithashtu se nuk janë penduar për asnjë deklaratë ku kanë kritikuar qeverinë aktuale.

“Atëherë mund të binte kjo Qeveri. Nëse nuk votohet buxheti, bie Qeveria. Kishte vetëm 56 vota. Ju e bëtë, jo partitë shqiptare. Na thatë se do të hynim në histori nëse nuk pranojmë të hyjmë në Qeveri. Ndoshta, por nuk kemi alternativë. Çfarë do të ndryshojë nëse shkojmë në zgjedhje të parakohshme? Shikoni, ju thatë shumë gjëra. Gjithçka që kemi thënë, nuk jemi pishman…. Por, nëse ne nuk hyjmë në Qeveri, mund të vdesë ardhmëria eurointegruese”, tha Snopçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat