Musar-Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese janë një parakusht i domosdoshëm për BE-në

Maqedonia

Musar-Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese janë një parakusht i domosdoshëm për BE-në

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:15
Natasha Pirc Musar

Miratimi i amendamenteve kushtetuese është një parakusht i domosdoshëm që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në fazën e ardhshme të procesit të integrimit evropian dhe për këtë arsye është e nevojshme të ndërtohet një konsensus i brendshëm politik dhe ndërpartiak për zbatimin e suksesshëm të tij.

Këtë e ka bërë të ditur ndër të tjera presidentja e sapozgjedhur e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Lubjanë.

Siç njoftojnë nga shërbimi i shtypit të Kuvendit, lidhur me ndryshimet kushtetuese, kryetari Xhaferi ka apeluar për sigurimin e garancive nga shtetet anëtare.

Shtete keto që pas miratimit të tyre negociatat për anëtarësim të zhvillohen ekskluzivisht në përputhje me kriteret e vendeve të mëparshme kandidate dhe duke respektuar të përgjithshme vlerat e pranuara evropiane mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat