Bekteshi: Nëse energjia elektrike e importuar është më e lirë se ajo e prodhuar në TEC Negotinë, atëherë termocentrali do të pushojë së punuari

Maqedonia

Bekteshi: Nëse energjia elektrike e importuar është më e lirë se ajo e prodhuar në TEC Negotinë, atëherë termocentrali do të pushojë së punuari

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:21
Kreshnik Bekteshi

Nëse çmimi i energjisë elektrike të importuar është më i ulët se ai i prodhuar në TEC “Negotinë”, atëherë do të merret vendim që ky termocentral të ndalet nga funksionimi, siguron ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Nëse EMV na jep të dhëna se çmimi i prodhimit të TEC “Negotina” është më i lartë se çmimi i importuar i energjisë elektrike. 

Drejtimi i Qeverisë do të jetë që të ndalojë funksionimin e TC “Negotinë” dhe të importojë energji elektrike e cila do të jetë më e lirë”, tha Bekteshi, pas takimit të sotëm me ekipin nga Shoqata e Energjisë së Maqedonisë.

Siç tha ai, për momentin nuk kanë marrë të dhëna të tilla nga EMV, por premtoi se sot do të kontaktojnë këtë kompani energjetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat