Besimi: Nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi i FSSH-së, pagat do të paguhen nga “Thesari”

Maqedonia

Besimi: Nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi i FSSH-së, pagat do të paguhen nga “Thesari”

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 21:03
Ministri i Financave, Fatmir Besimi,

Është gjetur zgjidhja për pagesën e pagave në Shëndetësi edhe nëse deri të hënën nuk zgjidhet problemi me sistemin e Fondit të Shëndetësisë.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, i ftuar në servisin nacional – TVM, tha se nëse deri të hënën FSSH-ja nuk e zgjidh problemin me sistemin e hakuar, mjetet do të transferohen direkt nga mjetet e Thesarit qendror dhe më tej do të bëhet nivelizimi (shlyerja) e tyre me Fondin.

“Problemi teknik me sistemin në FSSH-së është evident edhe atë është një luftë hibride që nuk po ndodh vetëm te ne, si pasojë edhe me pagesën e pagave për punonjësit e shëndetësisë. Nëse së shpejti (po flas për një ose dy ditë) problemi me sistemin e FSSH-së nuk zgjidhet, pagat do të paguhen nga Thesari dhe do të bëhet nivelizimi i mëtejshëm me buxhetin e FSSH-së. Duhet të theksoj se FSSH-ja ka sistem të ndryshëm të pagesave nga Thesari, andaj ky është problemi. Kjo është jashtë procedurave të rregullta, por është në kuadër të ligjit”, tha Besimi.

Lidhur me pyetjen se a ka mjete të mjaftueshme për t’i paguar pagat në Shëndetësi, ministri theksoi se buxheti është likuid dhe se të hyrat në buxhet që nga fillimi i vitit duke përfshirë mesin e muajit shkurt janë më të larta për 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat