Llukarevska për vendimin e Gjykatës së Strasburgut: Fitoi sundimi i ligjit

Maqedonia

Llukarevska për vendimin e Gjykatës së Strasburgut: Fitoi sundimi i ligjit

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 22:06
Sanja Llukarevska

Nënkryetarja e LSDM-së dhe drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska, sonte në “10 minuta” në TV21 e ka komentuar vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg për abolimin e ish-presidentit Gjorgje Ivanov.

“Sundimi i ligjit fitoi sepse sundimi i ligjit është një nga kushtet për raportet pozitive që duhet të marrim nga Komisioni Evropian”, tha Llukarevska.

Ajo foli edhe për informacionet se Aleanca për Shqiptarët është e interesuar për postin e drejtorit në DAP.

“Ambiciozë ka pasur dhe do të ketë, por ka pasur dhe do të ketë spekulime”, tha Lukarevska.

Ajo sqaroi se kishin një ekip të shkëlqyer negociator dhe i gjithë procesi i negociatave shkoi pa probleme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat