OBRM-PDUKM: Hakerët po raketojnë shtetin, kaos në Shëndetësinë e Maqedonisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Hakerët po raketojnë shtetin, kaos në Shëndetësinë e Maqedonisë

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 11:17
OBRM-PDUKM

Një kaos i plotë po ndodh në shëndetësi, njerëzit po vdesin duke pritur ilaçe, ministrat po ndërrohen si çorape, nuk ka rrogë për punonjësit e shëndetësisë dhe e fundit është se hakerët zhvatin shtetin dhe kërkojnë shpërblim.

Imagjinoni, hakerët po shantazhojnë qeverinë e Kovaçevskit, duke kërkuar shpërblim, për t’i kthyer të dhënat e qytetarëve nga faqja e fondit shëndetësor.

Shëndetësia ne Maqedoni është në kolaps të plotë dhe vetëm pak vite më parë SDS i gënjeu qytetarët se do të kenë shërbime shëndetësore falas në BE. Kovaçevski nuk mund të ofrojë shërbime normale shëndetësore në Maqedoni, e lëre më në BE.

Kjo qeveri e paaftë të vetëshpërbëhet një orë shpejt, e kërkojnë qytetarët, thuhet ne kumtesen e OBRM-PDUKM. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat