Boki 13 nga trajtimi spitalor është kthyer në burg në gjendje parakanceroze

Maqedonia

Boki 13 nga trajtimi spitalor është kthyer në burg në gjendje parakanceroze

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 12:48
Ekipi juridik i Bojan Jovanovskit

Ekipi juridik i Bojan Jovanovskit, me nofkën Boki 13, njofton se ai është kthyer nga trajtimi spitalor në burgun “Idrizovë” në gjendje parakanceroze. Kjo sjellje sipas tyre është në kundërshtim me rekomandimet e dhjetëra mjekëve që e kanë trajtuar Jovanovskin në periudhën e kaluar, në kundërshtim me mendimet dhe raportet mjekësore.

Ata shprehen qartë se pa pezullim të dënimit nuk mund të kryhen kushtet për trajtimin e metaplazisë gastrike në kushte penale dhe duke marrë parasysh situatën specifike në të cilën ndodhet.

Lidhur me gjendjen prekanceroze të Jovanovskit, ju sjellim edhe raportin histopatologjik nga Instituti i Patologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ku thuhet: “Raporti i përgjigjet gastritit kronik me vatra të metaplazisë intestinale”, thuhet në kumtesën e ekipit juridik të Jovanovskit.

“Nga dokumentacioni mjekësor, të cilin po ashtu ju paraqesim në tërësi, thuhet qartë: “Nëse rekomandimet e dhëna për trajtimin e mëtejshëm të pacientit nuk zbatohen në kushte shtëpiake, pacienti do të ketë pasoja të përhershme për jetën dhe shëndetin ”.

Kujtojmë se Jovanovski tashmë ka alarmuar se është shënjestër e torturave të papara dhe të paharruara, e cila ndikon edhe në shëndetin e tij. Kthimi i Jovanovskit në kushte penale në gjendje të tillë shëndetësore është jo vetëm shkelje e rëndë e të drejtave të tij, por edhe rrezik për jetën e tij.Jovanovski pret që torturat ndaj tij të jenë më intensive për shkak të të gjitha njoftimeve publike, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat