Lazim Destani zgjidhet anëtar nderi i Këshillit të Ambasadorëve shqiptar për kontributin e tij në këto 30 vite

Maqedonia

Lazim Destani zgjidhet anëtar nderi i Këshillit të Ambasadorëve shqiptar për kontributin e tij në këto 30 vite

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 12:49
Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani

Filantropi dhe biznesmeni i njohur Lazim Destani është zgjedhur anëtar nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ky nderim ndaj Z.Destani u bë në kuadër të kontributit të tij të dhënë gjatë 30 viteve në fusha të ndryshme.

“Me kontributin e tij që ka dhënë në zhvillimin ekonomik, kulturo-sportiv dhe në shumë sfera tjera sidomos me lobimin që ka bërë për çështjen shqiptare. Një njeri i palodhur, një njeri që ka sfiduar shumë probleme në jetë, për të qenë këtu ku është si dhe njeriu më i shquar i mërgatës shqiptare sot në botë”-tha Flamur Gashi, nga Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Me këtë rast, zotëri Destani tha se ndjehet i nderuar që është përzgjedhur të jetë Anëtarë Nderi i Bordit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Ai tha se ky çmim që i ndahet tij ka rëndësi të veçantë pasi vendimi është marrë më 28 nëntor të vitit të kaluar, në festën e Pavarësisë së Shtetit shqiptar, kurse i ndahet më 17 shkurt në vigjilje të shënimit të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Të marrësh këtë çmim është një punë shumë e madhe dhe do të punojmë si t’i bashkojmë shqiptarët. Ne të gjithë e dijmë se bashkimi e bën fuqinë. Na presin shumë punë që bashkë të gjithë të arrijmë qëllimet tona që çdo shqiptar e ka në zemër dhe në shpirt”-tha mes tjerash Destani.

Në dekretin e kryetarit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë zotëri Besnik Mustafaj, thuhet se Lazim Destani zgjidhet anëtar nderi në vlerësim të kontributit të tij, të shquar si filantrop, veprimtar për paqe dhe humanist.

Për kontributet e shumta të çmuara, në ndihmë të çështjes shqiptare dhe në mbështetje të aktiviteve dhe qarqeve patriotike në mbarë botën.për reputacionin e tij si një individ i respektueshëm dhe biznesmen i suksesshëm dhe me mirënjohje për veprimtarinë e e tij humanitare, duke bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve të thjeshtë.

Destani shpërndau në faqen e tij në Facebook foto nga takimi i realizuar në Prishtinë, nga ku mori dhe titullin Anëtar Nderi i KASH. Krahas fotove, Z.Lazim Destani shkruan:

“Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Prishtinë relizuam takim ceremonial me drejtuesit dhe anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH). Me këtë rast pata kënaqesinë ta pranoj dekretin e titullit Anëtar Nderi i KASH. Krahas drejtuesve dhe anëtarëve të KASH, ish-Ambasadorë nga Shqipëria e Kosova, në këtë ceremoni festive të pranishëm ishin shumë miq e personalitete nga trojet e nga diaspora jonë, në mesin e të cilëve dhe veprimtarë të shquar nga Amerika.

Me këtë rast, gjatë fjalës sime shpreha kënaqësinë dhe falënderimet e mia për nderimin që po më bëjnë drejtuesit dhe anëtarët e respektuar të këtij Këshilli duke shprehur gatishmerinë për angazhimin dhe kontributin tim në punën dhe aktivitetet e çmueshme të KASH”-u shpreh Destani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat