Gjykata Supreme në Maqedoni, diskutim mbi mënyrën e shkarkimit të krerëve të saj

Maqedonia

Gjykata Supreme në Maqedoni, diskutim mbi mënyrën e shkarkimit të krerëve të saj

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 17:37
Gjykata Supreme

Kryetarja e Gjykatës Supreme do të hap diskutim të përgjithshëm mbi zbatimin e Nenit 72 nga Ligji mbi Këshillit Gjyqësor që i referohet ankesës së gjykatësve të shkarkuar në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Supreme.

Dispozitat aktuale mundësojnë fazë ankimimi edhe pas vendimit të Supremes.

Me ndryshimet e parapara, pretendohet që fjala e Gjykatës Supreme të jetë fjala e fundit dhe procedura të mbyllet me vendimin e Këshillit për ankesa në kuadër të Gjykatës Supreme.

Sipas kryetares së Supremes, Besa Ademi kjo bëhet me qëllim zbatimin e Kushtetutës dhe standardeve të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat