Komunikacioni në RMV zhvillohet pa probleme, nuk ka ndalesa në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në RMV zhvillohet pa probleme, nuk ka ndalesa në pikat kufitare

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat