Bislimoski: Po bëhen analiza nëse nga 1 korriku do të kthehet rryma e lirë ditore

Maqedonia

Bislimoski: Po bëhen analiza nëse nga 1 korriku do të kthehet rryma e lirë ditore

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 15:27
Marko Bislimoski

Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) vetë e bartë sistemin tarifor dhe tani po analizohet se a është e mundur nga aspekti ekonomik të kthehet rryma e lirë gjatë ditës, thotë Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Bislimoski theksoi se një ndryshim i tillë i mundshëm do të ndodh më 1 korrik, kur zakonisht bëhen ndryshime të çmimeve të shërbimeve energjetike.

“Tani duhet të shohim se cili do të jetë prodhimi vendor i energjisë elektrike dhe sipas njoftimeve të EMV-së do të rritet për të paktën 10 për qind. Po analizojmë edhe faktin se kemi një numër të madh të fotovoltaikëve të ndërtuar, që kryesisht ndërtohen nga kompani të mëdha. Dhe pika e tretë është se çmimi i energjisë elektrike kur prodhojnë fotovoltaikët është më i lirë se në pjesën tjetër të ditës. Ai trend do të vazhdojë edhe në verë, kështu që ne jemi duke e analizuar edhe atë element”, tha Bislimovski.

Siç shton ai, tani në periudhën kur rryma ishte më e shtrenjta për shkak të fotovoltaikëve, kemi energjinë më të lirë. Prandaj, thekson ai, është e mundur nëse llogaritjet tregojnë se do të rikthehet rryma e lirë ditore.

“Përfitim më të madh nga kjo do të kenë pensionistët që janë në shtëpi dhe që i kushtojnë shumë rëndësi se si konsumohet energjia elektrike, e përveç kësaj, i paguanin faturat më rregullisht gjatë pandemisë së Kovidit dhe ruajtën likuiditetin e EMV-së”, thekson Bislimoski dhe shton se rryma e lirë çdo ditë EMV-së i kushton 16 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat