Sindikata e Postës së Maqedonisë kërkon të anulohet shpallja për 31 punësime: Kemi nevojë për postierë

Maqedonia

Sindikata e Postës së Maqedonisë kërkon të anulohet shpallja për 31 punësime: Kemi nevojë për postierë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

Sindikata e Postave të Maqedonisë kërkon që të anulohet shpallja për punësimin e 31 punëtorëve të rinjë në Postën e Maqedonisë.

Boro Veligdenov nga kjo sindikatë tha se Posta e Maqedonisë ka nevojë për personel teknik, e jo për byrokraci.

“Nuk do të ishim kundër punësimeve të reja nëse të njëjtat do të ishin para se të gjithash, ekonomikisht në llogari, dhe e dyta në këtë krizë financiare.

Nëse këta punësime kanë të bëjnë me vende pune për të cilat seriozisht kemi nevojë në këto momente, bëhet fjalë për punëtorë në procesin teknik, siç janë postier, punonjës në sportel dhe punonjës në operativë”, tha mes tjerash Boro Veligdenov i cili shtoi se Posta është në gjendje të rëndë financiare dhe se pagën e janarit e kanë marrë me vonesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat