FSSHRMV: Filloi ekzekutimi i pagave të punonjësve shëndetësor

Maqedonia

FSSHRMV: Filloi ekzekutimi i pagave të punonjësve shëndetësor

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 17:58
FSSHRMV

Fondi për Sigurim Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut (FSSHRMV) njofton opinionin se prej sot filloi pagesa e pagave e të punësuarve në Institucionet shëndetësore publike, një pjesë prej tyre tashmë i kanë në llogaritë e tyre.

“Pagesa do të realizohet gradualisht, në etapa, dhe pritet të përfundojë në 48 orët në vijim.

Fondi i falënderon të gjithë punonjësit shëndetësor për durimin gjatë kësaj periudhe kur po përballet me sulme kibernetike, me çka po bëhen përpjekje maksimale që problemi të tejkalohet sa më shpejt”, thuhet në njoftimin e FSSH-së.

Kujtojmë se disa ditë më herët FSSH ka qenë nën shënjestrën e një sulmi kibernetik, me çka është pamundësuar ekzekutimi i pagave për të punësuarit në shëndetësi, pushimit mjekësor dhe lehonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat