Milloshoski: Qeveria nuk i ndjek raportet nga institucionet shtetërore, ESHA paralajmëroi për dobësi në sistemin e IT-së

Maqedonia

Milloshoski: Qeveria nuk i ndjek raportet nga institucionet shtetërore, ESHA paralajmëroi për dobësi në sistemin e IT-së

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 20:56
Admirim Aliti

Kuvendi ka përfunduar sonte hetimet pas propozimit për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë për Informatikë dhe Administratë, Admirim Aliti. Votimi do të caktohet një ditë tjetër.

Qeveria në seancën e sotme është akuzuar nga opozita se nuk ka ndjekur raportet nga institucionet shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksoi Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM, Qeveria është paralajmëruar me kohë nga Enti Shtetëror për Auditim se ka dobësi në funksionimin e sistemit të IT-së të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

“Po ta kishin parë raportin e auditimit, nuk do të kishim probleme të tilla si tani”, tha Milloshoski.

Opozita akuzoi edhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski se gjatë seancës së Kuvendit lexon libra me kufje në vesh dhe nuk i ka dëgjuar fare deputetët kur flisnin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat