Nikolloski: Me tentativën që të gjitha partitë shqiptare të futen në Qeveri, shkatërrohet pluralizmi dhe balancuesi

Maqedonia

Nikolloski: Me tentativën që të gjitha partitë shqiptare të futen në Qeveri, shkatërrohet pluralizmi dhe balancuesi

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 22:42
Aleksandar Nikolloski

“Ne si opozitë bëjmë çmos që të kundërshtojmë argumentet dhe të paraqesim këndvështrimet tona dhe të pasqyrojmë atë që po ndodh me publikun. Prej një jave në Kuvend ka korrupsion klasik politik dhe prostitucion politik. Kjo sepse nuk ka rrugë tjetër për të shpjeguar dhe arsyetuar atë që po bëhet në Kuvendin e Maqedonisë, që është tentativa për të futur në Qeveri një parti tjetër politike, pra Aleancën për Shqiptarë”, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikolloski në seancën e sotme parlamentare.

Ai theksoi se me këtë mënyrë të funksionimit dhe vendosjes së gjërave, zgjedhjet delegjitimohen plotësisht.

“Kjo mënyrë e funksionimit dhe kjo mënyrë e vendosjes i delegjitimon plotësisht zgjedhjet në Maqedoni sepse çfarë kuptimi ka të garosh në zgjedhje nëse në fund të gjithë duan të hyjnë në Qeveri? Çfarë kuptimi ka të themi kushtimisht se Aleanca për Shqiptarët në kampusin shqiptar është kundërshtare e BDI-së dhe se ata garojnë me njëri-tjetrin në zgjedhje nëse në fund pas zgjedhjeve të dy duan të jenë pjesë e Qeverisë?”, tha Nikolloski.

Nikolloski shtoi se janë duke u hapur edhe disa çështje tjera serioze lidhur me funksionimin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat