Shkupi ka harxhuar 10 milionë denarë kompensim për kafshimet e qenve endacakë

Maqedonia

Shkupi ka harxhuar 10 milionë denarë kompensim për kafshimet e qenve endacakë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Dy ditë më parë në Aerodrom të Shkupit, qenë endacakë sulmuan një kafshë shtëpiake dhe pronarin e saj, pas së cilës kompania e qytetit “Laika” reagoi dhe gjeti qen të patrajtuar.

Problemi i qenve endacak ka kohë që i shqetëson shkupjanët dhe “Laika” ka zbuluar për “Makfax” se vitin e kaluar qyteti ka shpenzuar 10 milionë denarë, gjegjësisht 162.000 euro, si dëmshpërblim për qytetarët e kafshuar nga qentë endacak. .

Ndonëse “Laika” tregon se arrijnë rekorde në trajtimin e qenve nga muaji në muaj, duket qartë se duhet zgjidhje tjetër e problemit pasi qytetarët ankohen çdo ditë se ata sulmohen nga qentë në rrugët e kryeqytetit.

Përveç Shkupit, thuajse çdo qytet tjetër në Maqedoni e ka problemin me qentë endacak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat