Xholev: Dua të besoj se kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë janë cilësorë

Maqedonia

Xholev: Dua të besoj se kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë janë cilësorë

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 17:05
Ivan Xholev

Fillimisht, të shohim se cilët nga kandidatët që kanë kaluar trajnimin dhe kanë dhënë provimin përfundimtar në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë “Pavel Shatev” dhe në cilat gjykata dhe prokurori do të shpërndahen, të fillojnë punën dhe më pas të komentojmë mundësitë e tyre profesionale, integriteti dhe të ngjashme, thotë kryetari i Gjykatës Themelore Penale Shkup, Ivan Xholev pasi që u zbuluan emrat dhe lidhjet familjare të një pjese të gjeneratës së fundit, gjë që shkaktoi kritika të ashpra publike.

“Fillimisht, të shohim se cilët prej tyre do të zgjidhen gjyqtarë dhe prokurorë dhe në cilat pozita, të shohim se si do të punojnë dhe më pas, mundësisht, të komentojmë. Ata kandidatë, megjithatë, kanë kaluar nëpër filtra të caktuar dhe dua të besoj se janë cilësorë”, tha Xholev.

Në mesin e kandidatëve u gjenden të afërm të gjyqtarëve, prokurorëve, ish-kryetarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, si dhe persona në poste të larta nga pushteti legjislativ dhe ekzekutiv, që sipas komenteve të shumta mund të interpretohet si rezultat i forcimit të personelit në bazë familjare, partiake, ndërsa në të ardhmen mund të rezultojë me ndikime të ndryshme familjare dhe partiake, konflikt interesash e të ngjashme.

Në vetë gjykatat, ku tashmë ndihet një mungesë e madhe gjyqtarësh, këto komente trajtohen me shumë rezerva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat