Pas 12 viteve Ljube Boshkovski shpallet e pafajshëm në rastin “Fushata”, qëndroi në burg për pesë vite

Maqedonia

Pas 12 viteve Ljube Boshkovski shpallet e pafajshëm në rastin “Fushata”, qëndroi në burg për pesë vite

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 13:28
Ljube Boshkovski

Lideri i “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkoski, sot në Gjykatën Penale është shpallur i pafajshëm në shqyrtimin e përsëritur për rastin “Fushata”. Nuk është dëshmuar se i ka marrë 100 mijë euro një shtetasi të huaj për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 12 viteve më parë.

Ai u arrestua menjëherë pas zgjedhjeve më 6 qershor 2011, para restorantit “Vodenica” në Shkup, nën dyshimin për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore. Ai është dënuar me pesë vjet burgim, të cilin e ka mbajtur në “Idrizovë”.

Më vonë, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi se të drejtat e Boshkoskit për një gjykim të drejtë ishin shkelur në rastin e fushatës, pas së cilës ai kërkoi rigjykim.

Gjykata Ndërkombëtare gjithashtu përcaktoi se një gjykatës hetues vendosi t’i jepte statusin e dëshmitarit të kërcënuar një shoku të Boshkoskit. Dëshmitari i kërcënuar nuk është paraqitur në shqyrtimin e përsëritur, pasi MPB-ja i është përgjigjur gjykatës se nuk mund ta sigurojnë pasi nuk kishte shënime nga të cilat mund të përcaktonin identitetin e tij.

Gjykata Ndërkombëtare konstatoi se gjatë gjithë gjykimit ka pasur “mungesë drejtësie” në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për këtë arsye vendosi që atij t’i paguhet 4500 euro për dëmin jomaterial dhe 1220 euro për shpenzimet gjyqësore.

Për arrestimin e tij, përkatësisht trajtimin çnjerëzor të policisë gjatë arrestimit të tij, rasti “Tortura” është zhvilluar në Gjykatën Penale, ndër të akuzuarit ka qenë edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat