Petrovska – Reznikov: Ukraina ka mbështetjen e RMV-së për mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së saj

Maqedonia

Petrovska – Reznikov: Ukraina ka mbështetjen e RMV-së për mbrojtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së saj

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 16:53
Ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Sllavjanka Petrovska

Ministrja e Mbrojtjes së RMV-së, Sllavjanka Petrovska gjatë qëndrimit në Ukrainë takoi kolegun e saj Oleksei Reznikov, të cilët shprehën nevojën për kthimin e paqes dhe ndalimin e agresionit rus.

“Ju shpreh respektin dhe mbështetjen time për ju, popullin ukrainas, për guximin, këmbënguljen dhe vendosmërinë tuaj për të mbrojtur territorin tuaj.

Ky akt agresioni brutal dhe terrori ndaj popullatës civile, fëmijëve, grave, të moshuarve është i paimagjinueshëm për asnjë qytetërim të shekullit të 21-të. Prandaj, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që në fillim e dënoi agresionin rus kundër Ukrainës, i cili është i pajustifikuar dhe i pa provokuar nga asgjë.

Pa hezitim qëndruam në anën e drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, në anën e së vërtetës”, tha ministrja Sllavjanka Petrovska në konferencën e sotme për shtyp me kolegun ukrainas, Oleksei Reznikov në Kiev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat