Mariçiq: Do të bllokohemi nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Mariçiq: Do të bllokohemi nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 23:01
Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, thotë se do të bllokohemi nëse nuk miratohen ndryshimet kushtetuese.

Tani, nënvizon ai, nuk është vendimi i Bullgarisë nëse do të hapim kapitujt e negociatave me BE-në, por varet nga ne.

“Publiku u lodh nga antikuizmi dhe mosmarrëveshja me Greqinë që zgjati 10 vjet. Ne vendosëm të mos prisnim 10 vjet për të zgjidhur një problem. Më besoni, do të ishte shumë më komode për qeverinë, në vend që të pranonte kushte të vështira, të thoshte se ne nuk pranojmë asgjë, do ta vendosim Goce Dellçevin në vendin e Aleksandrit në shesh dhe do të vendosim për atë temë pas 10 vjetëve”, theksoi Mariçiq për “Makfax”.

Vetoja, thekson ai, në vend që të jetë në duart e Parisit, Athinës apo Sofjes, tani është ke ne, ndërsa ne varemi nga vetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat