​Alternativa propozon Asociacion komunash shqiptare në Maqedoni

Maqedonia

​Alternativa propozon Asociacion komunash shqiptare në Maqedoni

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 22:37
Alternativa

Alternativa propozon shumicë komunash shqiptarë në Maqedoni të Veriut, sipas modelit që kërkohet në Kosovë.

Në kohën që Kosova gjendet para marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe kur secili diplomat perëndimor që vjen në Prishtinë e përsërit refrenin “të bëhet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë!”, pyetja që duhet të shtrohet është se pse partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ato që kanë komuna (BDI, ASH dhe BESA), nuk e ngrenë një iniciativë për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Maqedoninë e Veriut po me ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë” theksojnë nga Alternativa.

Partia e Gashit shton se kjo mund të jetë një kauzë që mund t’i bashkojë të gjitha partitë shqiptare, madje edhe Alternativën që nuk ka komunë.

Ta fillojmë që sot nismën “Asociacioni i Komunave më Shumicë Shqiptare në Maqedoninë e Veriut” mbase kështu arrijmë edhe te tema e reciprocitetit gjuhësor mes shqipes në Maqedoninë e Veriut dhe serbishtes në Kosovë” thekson Alterantiva. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat