Milioneri më i ri në Maqedoni ka tetë vjet, ndërsa më i moshuari 96 vjet

Maqedonia

Milioneri më i ri në Maqedoni ka tetë vjet, ndërsa më i moshuari 96 vjet

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Deklaratat tatimore që kaluan në sistemin e Drejtorisë së të Ardhurave Publike tregojnë se milioneri më i ri në Maqedoni në vitin 2021 ishte tetë vjeç. Kryetarja e DAP-it, Sanja Lukarevska, sot i shpalli rezultatet e analizës së deklaratave vjetore tatimore për vitin 2021.

“Në kategorinë e milionerit më të ri dhe më të vjetër, personi i cili në vitin 2021 ka qenë 8 vjeç ka realizuar të ardhura prej 1.020.508 denarë (16.528 euro) në bazë të pensionit familjar, ndërsa një person i moshës 96 vjeçare ka të ardhura prej 1,2 milionë denarë (19.436 euro). Për dy persona të ardhurat më të mëdha realizohen në bazë të pensionit”, tha drejtoresha Lukarevska.

Në krye të listës me të ardhura bruto vjetore të raportuara prej 244,2 milionë denarë (3.951.991 euro) për vitin 2021 është një qytetar nga Shkupi, shumica e të ardhurave të tij janë nga paga dhe të ardhura shtesë nga jashtë, bazuar në të ardhurat tjera personale.

Paga më e lartë bruto vjetore në vitin 2021 e ka pasur një qytetar nga Shkupi. Është realizuar në tregtinë me shumicë të produkteve të duhanit dhe kap vlerën prej 122,3 milionë denarë.

Në listën e pagave bruto më të renditura janë përfshirë edhe pagat e paguara në prodhimin e produkteve metalike, spitale, tregtinë e produkteve farmaceutike, aktivitetet e menaxhimit, programimin kompjuterik, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat