Llukarevska: Ndryshimet në masën “TVSH-ja ime” së shpejti në seancë kuvendare

Maqedonia

Llukarevska: Ndryshimet në masën “TVSH-ja ime” së shpejti në seancë kuvendare

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 16:36
Sanja Lukarevska

Drejtoria e të Ardhurave Publike, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Financave, ka dorëzuar ndryshimet për masën “TVSH-ja ime” për skanimin e llogarive fiskale, të cilat parashikojnë rritje të shumës që u jepet qytetarëve për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe tani janë në procedurë kuvendore, konfirmoi sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Sanja Lukarevska.

Me siguri propozimi duhet të vjen në seancë të rregullt, sepse tani po diskutohet për rikonstruimin e Qeverisë. Kur ky proces të përfundojë, duhet të jetë në rendin e ditës dhe të shohë dritën e ditës. Sapo të miratohet ai ndryshim atje, ne do ta përshtatim sistemin dhe në bazë të tij do të kthejmë më shumë te qytetarët”, tha Lukarevska.

Nëpërmjet aplikacionit “TVSH-ja Ime”, qytetarët kanë mundësinë që me skanimin e llogarive të tyre fiskale, t’u kthehet një pjesë e TVSH-së që kanë paguar për blerjen e produkteve. Deri më tani ata marrin rimbursim të TVSH-së çdo tre muaj në shumën maksimale prej 1800 denarë, ndërsa me ndryshimet do të mund të marrin deri në 2100 denarë çdo tre muaj.

Lukarevska saktësoi se Ministria e Financave tashmë ka dorëzuar në Odat Ekonomike draft versionin e listës së produkteve luksoze për të cilat duhet të rritet taksa mbi vlerën e shtuar.

Ministria e Financave do të duhet të publikojë listën në faqen e saj në periudhën e ardhshme. Si bartës të këtyre ndryshimeve, ata kanë obligim të publikojnë listën në të cilën punon edhe DAP-i”, theksoi Lukarevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat