Penov: Me kërkesën për themelimin e Bashkësisë së komunave shqiptare dikush dëshiron të përfitojë politikisht

Maqedonia

Penov: Me kërkesën për themelimin e Bashkësisë së komunave shqiptare dikush dëshiron të përfitojë politikisht

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 19:24
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov konsideron se kërkesa e partisë Alternativa për “lidhje të komunave shqiptare” paraqet përpjekje për të përfituar politikisht.

Sipas tij, ata që propozojnë teza të tilla duhet të kenë kujdes me këto deklarata.

“Ndërtuam koncept për vetëqeverisje lokale që i kënaq nevojat e të gjithë qytetarëve dhe nacionaliteteve. Unë e kuptoj momentin se dikush dëshiron të përfitojë politikisht, megjithatë, duhet të kihet kujdes me deklarata të tilla. Këto kërkesa mund të ndikojnë te marrëdhëniet ndërnjerëzore që për fat të mirë sot janë stabile”, theksoi Penov.

Ndryshe, partia e Afrim Gashit, gjatë javës së kaluar propozoi themelomin e “Bashkësisë së komunave shqiptare”, ashtu siç kërkon Serbia në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat