Fillon gjykimi për sulmin kundër sekretarit të klubit bullgar në Ohër

Maqedonia

Fillon gjykimi për sulmin kundër sekretarit të klubit bullgar në Ohër

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Në Gjykatën Themelore në Ohër sot duhet të mbahet seanca e parë kundër sulmuesit të sekretarit të klubit bullgar në Ohër, Hristijan Pendikov.

Procesin gjyqësor do ta udhëheq gjyqtari Bojan Martinoski, ndërsa sulmuesi do të gjykohet për veprën penale sulm i urrejtjes me lëndime të rënda.

Prokuroria Themelore Publike – Ohër ka ngritur kallëzim kundër dy personave për sulmin ndaj Pendikovit. Njëri nga të pandehurit deri më tani është mbrojtur me heshtje dhe siç ka bërë me dije më parë Prokuroria akuzohet për veprën penale pas mbikëqyrjes së kamerave të vëzhgimit dhe deklaratave të dëshmitarëve. I pandehuri i dytë, megjithatë, i cili ishte në arrati, u arrestua javën e kaluar në Manastir.

Incidenti me Hristijan Pendikovin ka ndodhur më 19 janar në një kafene në Ohër. Rasti shkaktoi tensione në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit. Autoritetet bullgare dërguan një aeroplan me të cilin Pendikov u transportua për mjekim në Sofje, ku ndodhet ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat