Izet Mexhiti: Kush do të mbledhë vota për BDI-në?

Maqedonia

Izet Mexhiti: Kush do të mbledhë vota për BDI-në?

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 22:54
Izet Mexhiti

Nënkryetari i BDI-së dhe njëri nga krerët e “Grupit të Zjarrit”, Izet Mexhiti në tubimin para qytetarëve të Çairit përmendi ndaljen e rrymës elektrike, me qëllim të pengimit të mbajtjes së këtij tubimi, që sipas tij e kanë bërë kundërshtarët e tyre brenda partisë.

Mexhiti u shpreh se votuesit e BDI-së nuk kanë dhënë votë për Artan Grubin. “Nëse qytetarët do e kishin ditur se Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër, BDI nuk do të kishte marrë 15 deputetë dhe nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet”, deklaroi Mexhiti.

Më tej, Mexhiti shtoi se është e paarsyetueshme që pas gjithë këtij pushteti, dhe funksioneve të marra nga BDI, duke përmendur Bujar Osmanin dhe Artan Grubin, të mungojnë investimet në komunat shqiptare.

“Kjo është dështim total i Artan Grubit. Ne kemi pasur më pak pushtet, më pak ministra e deputetë, në periudhë më të vështirë, por kemi arritur më shumë suksese”, tha Mexhiti.

Ai edhe njëherë kundërshtoi hyrjen e AHS-së në qeveri, duke shtuar se kjo është bërë për ta shpëtuar Artan Grubin. Sipas tij, numrat nuk janë shtuar, por kanë ngelur njejtë.

“Mirë që do e ndërroni Bashkim Hasanin e shumë drejtorë tjerë, por kush do të mbledhë vota për BDI-në? Për kë do të punojnë ato zëvendësministra e dretjorë që emërohen nga kjo qeveri? Në ditën e zgjedhjeve do të punojnë për BDI-në apo për subjektet e tyre”, deklaroi Izet Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat