KSHZ u bënë thirrje qytetarëve të bëjnë rishikimin e të dhënave në Listën Zgjedhore

Maqedonia

KSHZ u bënë thirrje qytetarëve të bëjnë rishikimin e të dhënave në Listën Zgjedhore

Më: 1 mars 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Sipas Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror Zgjedhor çdo gjashtë muaj publikisht fton qytetarët që t’i kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore.

Ata kërkojnë se  nëse e gjykojnë se nevojitet ndryshim le ta kërkojnë të njëjtët.

Të gjithë qytetarët e interesuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dëshirojnë të kontrollojnë të dhënat e tyre duhet ti tregojnë të dhënat  në:

Listën zgjedhore, mund ta bëjnë këtë në mënyrë elektronike në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror Zgjedhor http: //www.sec.mk ose në adresën https:/ /izbirackispisok.gov.mk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat