Tre ambasadorë do t’i prezantojnë platformat para Komisionit parlamentar për politikë të jashtme në RMV

Maqedonia

Tre ambasadorë do t’i prezantojnë platformat para Komisionit parlamentar për politikë të jashtme në RMV

Më: 2 mars 2023 Në ora: 09:57
Kuvendi i RMV-së

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme sot do të mbajë seancë ku tre ambasadorët e sapoemëruar të vendit për Slloveni, Spanjë dhe Zvicër do t’i prezantojnë platformat për aktivitetin e tyre diplomatik.

Siç informon nga PArlamenti, para Komisionit do të paraqiten Goran Milevski, i cili është emëruar ambasador në Slloveni, Edmond Ademi në Spanjë dhe Rexhep Demiri në Zvicër.

Në rendin e ditës të seancës së këtij Komisioni parlamentar, janë edhe dy pika:

– Propozim-ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës dhe Propozim-ligji për ratifikimin e Protokollit 16 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat