Arrestohen 7 hajdutë nga Shtipi, kishin kryer 11 vjedhje

Maqedonia

Arrestohen 7 hajdutë nga Shtipi, kishin kryer 11 vjedhje

Më: 2 mars 2023 Në ora: 18:54
Foto ilustrim

SPB-ja e Shtipit bën me dije se ka ndaluar 7 persona pasi dyshohen se kanë kryer plot 11 vjedhje në rajonin e Shtipi gjatë muajit janar-shkurt të këtij viti. Gjatë marrjes në pyetje ata kanë pranuar krimet e kryera.

“Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, zyrtarët policorë nga Departamenti i Krimeve të Përgjithshme në SPB Shtip kanë kryer 11 vepra penale, të kryera në territorin e komunës së Shtipit nga fundi i janarit dhe gjatë muajit shkurt të këtij viti.

Për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit se janë autorë të veprave, janë privuar nga liria A.J.(19), E.J.(19), S.I.(20), N.I.(34), D.M (34), I.G. (47) dhe një i mitur, të gjithë nga Shtipi”.

“Gjatë marrjes në pyetje ata kanë pranuar krimet. Pjesa më e madhe e sendeve të vjedhura u gjetën dhe iu kthyen qytetarëve të dëmtuar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse penale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat