Shitën produkte me afat të skaduar, arrestohen dy persona në Kumanovë

Maqedonia

Shitën produkte me afat të skaduar, arrestohen dy persona në Kumanovë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

SPB Kumanovë ka parashtruar kallëzim penal kundër personit juridik nga fshati Rramanli, Kumanovë dhe kundër B.M.(46) nga Kumanova, person përgjegjës në personin juridik.

Kjo për shkak të dyshimeve për vepër penale “prodhimi dhe tregtimi i ushqimeve të dëmshme dhe produkteve të tjera”.

Më 01.02.2023, në rrugën “Industriska” në Kumanovë, B.M. është ndaluar nga zyrtarët e policisë dhe gjatë kontrollit është konstatuar se kishte mall të skaduar.

Në bashkëpunim me Agjencinë për Ushqim dhe Mjekësi Veterinare është kontrolluar një depo e paregjistruar në pronësi të personit juridik të dytë të raportuar dhe është sekuestruar malli i skaduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat