ISHT-Maqedoni ka kryer mbi 250 kontrolle për bukën, janë shqiptuar mbi gjashtë gjoba

Maqedonia

ISHT-Maqedoni ka kryer mbi 250 kontrolle për bukën, janë shqiptuar mbi gjashtë gjoba

Më: 6 mars 2023 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) njofton se ditën e shtunë ka kryer mbi 250 inspektime dhe kontrolle në të gjithë vendin.

Nga mbikëqyrjet dhe kontrollet është konstatuar se një numër i madh i tregtarëve respektojnë vendimet e Qeverisë për ngrirjen e çmimit të bukës deri në 33 denarë.

“Buka shitet nga 28 deri në 33 denarë, varësisht nga pesha dhe qyteti ku janë kryer kontrollet, ndërsa shitësit me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore në përgjithësi e respektojnë obligimin për prodhimin dhe nxjerrjen në treg të bukës të përcaktuar me Vendim të Qeverisë, në sasi të paktën 80 për qind të prodhimit të kësaj buke në dhjetor 2022”, thuhet në Inspektorati.

Aty ku janë konstatuar shkelje janë lëshuar gjithsej gjashtë urdhërpagesa kundërvajtës në vlerë prej mbi 960.000 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat