Maqedonia e Veriut sot mori 500 milionë euro hua

Maqedonia

Maqedonia e Veriut sot mori 500 milionë euro hua

Më: 6 mars 2023 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut sot mori 500 milionë euro hua me një eurobon të re, me një normë interesi shtatë për qind. Afati i shlyerjes është për katër vjet. Paratë nga huamarrja e re do të përdoren për të rifinancuar eurobondin e vitit 2016 dhe borxhe të tjera të mëparshme.

Ky është ankandi i dytë pasi eurobondat e mëparshme u tërhoq për probleme teknike, pra mungonte firma e ministrit të Drejtësisë, i cili dha dorëheqje.

Shuma e kësaj euro-obligacioni është më e ulët se euro-obligacioni i dështuar që ishte 600 milionë euro, por norma e interesit është më e lartë.

Ky është obligacioni i nëntë me rëndë çka i ka dhënë shteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat