Skënder Asani: Elita politike shqiptare në RMV duhet t’i kthejë sytë kah trashëgimia kulturore

Maqedonia

Skënder Asani: Elita politike shqiptare në RMV duhet t’i kthejë sytë kah trashëgimia kulturore

Më: 7 mars 2023 Në ora: 10:01
Skënder Asani

Drejtori i ITSHKSH-së, Skënder Asani, tha se ajo që ka ndodhur në gërmimet e Skupit antik është një etnocid. Asani tha se këtë e kanë filluar pas vitit 1912 serbët dhe më pas duke e pasuar maqedonasit, pas tërmetit të vitit 1963.

Ai i bëri thirrje elitës shqiptare t’i kthejë sytë nga trashëgimia jonë kulturore, sepse edhe Marrëveshja e Ohrit në 80 për qind të saj, ka të bëjë me historinë dhe kulturën e dy popujve.

“Ky etnocid që po zhvillohet në “Scupin antik”, ka një vazhdimësi historike. Elita jonë politike duhet t’i kthejë sytë nga trashëgimia jonë kulturore. Sepse në Marrëveshjen e Ohrit, mbi 80 për qind është trashëgimi kulturore, sepse dihet shumë mirë se ata që e kanë përpiluar këtë marrëveshje e dinin se destabilitimi i këtij shteti në të ardhmen do të ishte historia e shtetit”.

“Serbët kanë punuar gjithmonë për shkatërrimin dhe ndryshimin e historisë. Pastaj e kanë vazhduar maqedonasit pas tërmetit të vitit 1963, dhe vazhdojnë edhe sot e kësaj dite”, tha Asani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat