Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup kërkon të nënshkruhet kontrata për rritjen e pagave

Maqedonia

Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup kërkon të nënshkruhet kontrata për rritjen e pagave

Më: 7 mars 2023 Në ora: 17:41
Nënkryetari i Sindikatës së Qendrës Klinike, Predrag Serafimovski

Nënkryetari i Sindikatës së Qendrës Klinike, Predrag Serafimovski, ka kërkuar sot pasdite para takimit me ministrin e ri të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti që të nënshkruhet sa më shpejt marrëveshja që kemi pasur me ministrin e kaluar të Shëndetësisë dhe Fondin e Shëndetësisë.

“Ato mjete tashmë janë siguruar, anekset janë bërë dhe koeficientët janë rregulluar, kështu që duhet të përfundojmë punën”, theksoi Serafimovski.

Sindikata kërkon që të nënshkruhet urgjentisht kontrata për të cilën kanë rënë dakord tre muaj e gjysmë deri në katër muaj më parë.

“Insistojmë që të nënshkruhet për rritje të pagave, tre mijë denarë bruto për infermierët, ndërsa për pjesën tjetër dy mijë denarë, domethënë administrata publike, ndihmësit e stafit teknik dhe mjekët. E tillë është marrëveshja”, tha Serafimovski.

Me kërkesë për rritje të pagave dhe në harmonizim me ndryshimin e pagës minimale, sindikatat protestuan muajin e kaluar para Qendrës Klinike dhe spitalin “8 Shtatori” në Shkup, si dhe në qytete të tjera të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat