Shtyhet seanca e Komisionit parlamentar për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve në Maqedoni

Maqedonia

Shtyhet seanca e Komisionit parlamentar për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve në Maqedoni

Më: 7 mars 2023 Në ora: 21:47
Kuvendi i RMV-së

Seanca e Komisionit parlamentar për çështjen e zgjedhjeve dhe emërimeve e cila duhej të vazhdonte sot pasdite është ndërprerë, pasi kanë filluar debatet mes kryetares së Komisionit, Maria Georgievska nga LSDM-ja dhe zëvendëskoordinatores së grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së, Eli Panova.

Në rendin e ditës së seancës është pika për përcaktimin e propozimit për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Georgievska së pari fjalën ia dha deputetit Igor Zdravkovski, por menjëherë reagoi Panova, duke ia kujtuar kryetares se kërkoi një fjalim procedural. Për këtë Georgievska i tha se tani më e ka paralajmëruar fillimin e seancës dhe fjalimin e deputetit Zdravkovski. Panova tha se përsëri ka thyer Rregullat që i lejojnë, siç tha ajo, një fjalim procedural si zëvendëskoordinatore.

Derisa debati zgjati 20 minuta, dy deputetet kanë folur pothuajse vazhdimisht në të njëjtën kohë – Georgievska i ka kërkuar Panovës që ta fikë mikrofonin dhe të lejojë vazhdimin e seancës, ndërsa Panova i është përgjigjur se ka të drejtët të flasë.

Kryetarja e Komisionit më vonë konstatoi se nuk ka kushte për vazhdimin e seancës, e ndërpreu dhe njoftoi se do të caktohet shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat