Besimi: Ka trend të uljes së inflacionit në Maqedoni

Maqedonia

Besimi: Ka trend të uljes së inflacionit në Maqedoni

Më: 9 mars 2023 Në ora: 21:57
Ministri i Financave, Fatmir Besimi

Ministri i Financave, Fatmir Besimi thotë se pret që inflacioni të bie, ndërsa të gjitha politikat e shtetit shkojnë në atë drejtim që ajo rënie të vazhdojë.

“Ne bëjmë të gjitha politikat në drejtim të uljes së inflacionit. Për sa i përket realizimit të buxhetit, deri me 8 mars kemi një realizim prej 9.8% më të lartë të të hyrave krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa në anën e shpenzimeve, 5.3% realizim më shumë krahasuar me vitin e kaluar.

Në të njëjtën kohë, deficiti është më i ulët për 8.7% krahasuar me vitin 2022. Kjo do të thotë se kemi konsolidim fiskal, ulje të borxhit publik dhe deficit buxhetor”, tha Besimi për “TV21”.

Ministri foli edhe për eurobondin e huamarrjes, ku tha se këto po bëhen për të shlyer borxhet e vitit 2016.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë çdo detaj. Eurobondi hapi shumë tema, shumë aspekte, çfarë është kyçe dhe çfarë duhet të dijë çdo qytetar, nga 600 milionë euro në shkurt, kostoja e interesit llogaritet në 37.5 milionë euro. Për eurobondin e marsit prej 500 milionë eurosh, interesi është gjithashtu 37.5 milionë euro. Këtë eurobond po e marrim për të shlyer një borxh të vitit 2016”, tha Besimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat