Bie prodhimi industrial për muajin janar

Maqedonia

Bie prodhimi industrial për muajin janar

Më: 10 mars 2023 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se prodhimi industrial në janar të këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar shënoi rënie prej 2.3 për qind.

Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin e minierave dhe guroreve në janar 2023, krahasuar me janarin 2022, shënoi një rritje prej 2.4%, në sektorin e industrisë përpunuese shënoi rënie prej 5.0%, dhe në sektorin e Furnizimit me Energji Elektrike, Gazit, me avull. dhe ajrit të kondicionuar një rritje prej 23,0 %.

Rënia në sektorin e industrisë përpunuese është rezultat, mbi të gjitha, i reduktimit të prodhimit në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi i produkteve ushqimore, Prodhimi i pijeve, Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike, Prodhimi i produkteve të gomës dhe produkteve nga masa plastike, Prodhimi i metaleve, Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve dhe Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në janar 2023, krahasuar me janarin 2022, ka shënuar rritje te Energjia me 15,1 %, Mallrat e konsumit të qëndrueshëm me 9,0 % dhe Mallrat e konsumit jo të qëndrueshëm me 6,2 %, ndërsa rënie është shënuar tek produktet e ndërmjetme me përjashtim të energjisë për 15.1% dhe produkteve kapitale për 2.6%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat