Maqedonia e Veriut sot në Bruksel vazhdoi skriningun dypalësh për “Politikat e konkurrencës”

Maqedonia

Maqedonia e Veriut sot në Bruksel vazhdoi skriningun dypalësh për “Politikat e konkurrencës”

Më: 13 mars 2023 Në ora: 20:50
Maqedonia e Veriut sot në Bruksel

Sot në Bruksel vazhdoi skriningu bilateral për Kapitullin 8: “Politika e konkurrencës”, që është i kapitull i fundit në agjendën e skriningut bilateral pjesë e Klasterit 2 “Tregu i brendshëm”.

Sot prezantime përpara ekspertëve të Komisionit Evropian kishin përfaqësues nga Komisioni për mbrojtje të konkurrencës në tema si që janë korniza ligjore mbi bashkimet e shoqërive dhe kompanive (mergers) si dhe rregullat dhe ligjet mbi ndihmën shtetërore.

Nga Sekretariati për Çështje Evropiane thonë se politika e konkurrencës së BE-së synon krijimin e një tregu të brendshëm, ku operatorët ekonomikë konkurrojnë lirisht me njëri-tjetrin. E drejta evropiane në këtë fushë përfshin si konkurrencën apo rregullat që zbatohen për shoqëritë tregtare, po ashtu dhe politikat e kontrollit të ndihmës shtetërore. Në këtë kapitull përfshihen edhe rregulla dhe procedura për të luftuar sjelljen anti-konkurruese nga shoqëritë tregtare si që janë marrëveshjet kufizuese mes shoqërive dhe abuzimit të pozitës dominuese në treg apo monopolist.

Rregullat e konkurrencës zbatohen njëlloj dhe në të njëjtën mënyrë për të gjithë pjesëmarrësit në treg dhe detyra e tyre është të mundësojnë një funksionim më të mirë të tregut i cili do të sigurojë një furnizim më të madh të mallrave dhe shërbimeve me çmime sa më të favorshme.

Delegacionin e Maqedonisë së Veriut e kryeson zv.kryenegociatorja e Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe Sekretare shtetërore në Sekretariatin për çështje evropiane Drita Abdiu-Halili. Skrining takimi bilateral për këtë kapitull filloi të premten, 10 mars dhe do të vazhdojë edhe nesër.

Duke filluar nga 15 fillon skriningu shpjegues për kapitujt 14 – Politika e transportit, 15 – Energjetika, 21 – Rrjetet trans evropiane dhe 27 –Ambienti jetësor dhe ndryshimet klimatike që janë pjesë e klasterit 5 Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat