Kovaçevski: Në shtator do të rriten sërish pensionet

Maqedonia

Kovaçevski: Në shtator do të rriten sërish pensionet

Më: 16 mars 2023 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski tha se pas rritjes së pensioneve për 8,4 për qind gjatë këtij muaji, pensionet do të rriten sërish në muajin shtator.

Kovaçevski thotë se edhe në shtator pritet që pensionet të rriten për rreth 7 për qind.

“Në vitin 2023, përveç harmonizimit në këtë muaj, muajin mars të pensioneve, edhe një tjetër do të vijojë në shtator.

E harmonizuar sipas shpenzimeve të jetës dhe rritjes së pagës mesatare, që do të thotë se për një vit kalendarik, rritja e pensioneve do të jetë rreth 16 për qind”, tha mes tjerash Kovaçevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat